Shkon për të vjedhur televizorin, hajduti qëllon me armë të zotët e shtëpisë (VIDEO)

  • 21 December 2017 - 16:29
Shkon për të vjedhur televizorin, hajduti qëllon me armë të zotët e shtëpisë (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një person i armatosur hyri në një shtëpi dhe qëlloi me armë drejt një nëne të tmerruar vetëm për të vjedhur një televizor.

Burri kishte dalë jashtë ndërkohë personat e armatosur përfituan dhe hynë brenda në shtëpi në zonën e Floridës të Johanesburgut, Afrikën e Jugut.

Pasi hynë në shtëpi, grabitësit gjuajtën drejt nënës dhe fëmijës së saj të paktën tri herë, ndërsa përpiqeshin t’i largonin në një dhomë tjetër.

Burri, i alarmuar nga të shtënat, vrapoi brenda për në shtëpi dhe më pas u qëllua në kokë nga ana e personit të armatosur i cili ishte në përpjekje për të hequr televizorin nga muri.

(Kosova Sot)