Polici e theu xhamin e veturës, për të shpëtuar fëmijën që po “piqej” brenda (Video)

  • 01 August 2015 - 21:17
Polici e theu xhamin e veturës, për të shpëtuar fëmijën që po “piqej” brenda (Video)

Brenda makinës së parkuar para një dyqani në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, gjendej një fëmijë që qante dhe bërtiste.

Ai ishte lënë vetëm në makinë, teksa temperaturat ishin shumë të larta.

Kalimtarët nuk kanë pasur si ta ndihmojnë atë, derisa një polic e ka thyer xhamin dhe e ka nxjerrë jashtë.

Edhe më tutje djaloshi dëgjohet duke qarë, teksa atë e mbante në krah një police, transmeton Telegrafi.