Qeveritarët mendojnë vetëm si ti rrisin pagat për vete por jo edhe për interesat e qytetarëve (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Qeveritarët mendojnë vetëm si ti rrisin pagat për vete por jo edhe për interesat e qytetarëve (Foto/Video)

Qeveritarët mendojnë vetëm si ti rrisin pagat për vete por jo edhe për interesat e qytetarëve (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen të zhgënjyer me vendimin e qeverisë për rritje pagash. Ata ankohen se qeveritarët tanë mendojnë vetëm për veten e tyre por jo edhe për interesat e qytetarëve.

Image

Rufki Ballazhi thotë se kjo çfarë bëri qeveria është për mos t’i besuar duke e ditur skamjen dhe rrogat sa janë te ne e bëri më të madhën në rajon. “Ky veprim është një egoizëm dhe një papërgjegjësi totale”.

Image

Imran Mustafa thekson se një vendim arrogant marrë parasysh gjendjen e popullit dhe do të ngjallë urrejtje ndaj institucioneve. “Ishte një vendim egoist. Qytetarët duhet të protestojnë dhe të reagojnë”.

Image

Sylejman Ahmetaj thotë se ishte befasi e madhe nga kryeministri, kur popullata vuan për ushqim dhe janë shumë të varfër. “Të pasurohesh në këtë gjendje është mëkat nga pushtetarët si po sillen me popullin”, është shprehur ai.

Image

Kurse Arben Bajramaj thotë se ky është një vendim shumë i njëanshëm dhe i padrejtë i pushtetarëve tanë që treguan egozimin  e tyre përballë popullatës së varfër. Ai shton qytetarët duhet të protestojnë dhe mos të pajtohen.

(Kosova Sot)

 

 

23 orë e 7 minuta më parë
20/07/18