Në Kinë gjendet oqeani nën shkretëtirë (video)

  • 02 August 2015 - 13:39
Në Kinë gjendet oqeani nën shkretëtirë (video)

Shkencëtarë kinezë pohojnë se kanë gjetur një oqean të fshehur në njërin nga vendet më të thata në botë!

Zbulimi është bërë në shkretëtirën Таklamakan në veriperëndim të Kinës.

Derisa po matnin sasinë e karbon dyoksidit (CO2) në shkretëtirë, shkencëtarët vërejtën se përqendrimi i këtij gazi po binte me shpejtësi në pjesën e shkretëtirës që quhet Таrim, shkruan Business Insider, transmeton Koha.net.

Kjo me siguri ndodh për shkak të oqeanit shumë të madh nëntokësor i cili ka ujë më shumë se Liqenet e Mëdha në Amerikën Veriore.

“Kurrë gjatë historisë njerëzve nuk u ka shkuar mendja se nën zall gjendet kaq shumë ujë”, ka thënë profesori Li Jan nga Instituti kinez i Ekologjisë e Gjeografisë, i cili ishte udhëheqës i hulumtimit.