Djemtë kursyen para për 10 vjet, i blenë nënës së tyre atë që ëndërronte (VIDEO)

  • 27 December 2017 - 14:37
Djemtë kursyen para për 10 vjet, i blenë nënës së tyre atë që ëndërronte (VIDEO)

Historia e dy djemve i ka çuditur të gjithë lexuesit. Vëllezërit arritën që të kursenin para për 10 vite me radhë, me të vetmin qëllim, që t’i blinin nënës së tyre atë që ajo kishte ëndërruar prej shumë kohësh.

“Ky është një gjest i vogël si shenjë falënderimi për atë çfarë ka bërë për mua dhe Jasonin. Mbi 10 vite dëshironte ta kishte këtë, por tani kjo ëndërr është bërë realitet”, ka deklaruar Daniel Knust, nga Sidnei i Australisë.

“Puna e palodhshme na është shpaguar, dhe këtë gjë na e ka mësuar nëna qysh kur ishim të vegjël. Këtë kurrë nuk do ta harrojë”, ka shtuar ai.

Daniel dhe Jason, e kanë postuar videon në Instagram, në të cilën shihet reagimi i nënës, teksa merr si dhuratë BMW X3.

“Në garazh kemi diçka për ty”, dëgjohet Daniel duke i thënë nënës, dhe duke i bërë me dije se brenda fshihet diçka për të.

Nëna e tyre mbërthehet nga emocione dhe në një moment u thotë djemve, “mos ma bëni këtë”.

 

(Kosova Sot)