“Ka rënë zjarr në avion”, pasagjeri filmon momentet e panikut (Video)

  • 02 August 2015 - 18:05
“Ka rënë zjarr në avion”, pasagjeri filmon momentet e panikut (Video)

“Vishni xhupat e shpëtimit, do të bëjnë një ulje emergjente sepse ka rënë zjarr në avion”.

Momentet e panikut gjatë uljes së avionit Boeing 777 i kompanisë Cathay Pacific, i nisur nga Hong Kongu dhe i drejtuar për në Los Angjelos janë filmuar nga një prej pasagjerëve.

Turisti anglez, Ethan Uilliams, siç raporton MailOnLine, ishte gjakftohtë gjatë filmimit të momenteve të terrorit që përfshinë pasagjerët.

“Pjesëtarët e ekuipazhit lëvizin si të çmendur, janë nervozë dhe shikojnë poshtë. Ka diçka që nuk shkon”, thotë britaniku, pak para se piloti të njoftojë se ka rënë zjarr në bordin e avionit.

Për fat të mirë, avioni me 276 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit është ulur i qetë.

Ai u ul në bazën ushtarake amerikane në Alaska dhe veç frikës së pasagjerëve asgjë tjetër nuk ndodhi. Ata u ngjitën sërish në avion dhe shkuan në Los Angjelos.