Politika e papërgjegjshme po na largon nga Bashkësia Ndërkombëtare (Foto/Video)

  • 15 January 2018 - 10:36
Politika e papërgjegjshme po na largon nga Bashkësia Ndërkombëtare (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se është kjo politikë e papërgjegjshme e lidershipit tonë që po na largon me Bashkësinë e Ndërkombëtare e veçanërisht me vendet e Quintit dhe SHBA-të

Image

Halil Voca thotë se sjellja e politikanëve tanë me Bashkësinë Ndërkombëtare është e papranueshme dhe për çdo ditë po na izolojnë. “Nëse ata janë të pastër përse të frikohen nga Gjykata Speciale”.

Image

Halit Mjeku thotë se nuk ka nevojë që të prishemi me shtetet mike të quintit dhe SHBA-të. “Nëse janë të pafajshëm nuk kanë përse frikohen nga Gjykata Speciale”.

Image

Bekim Hyseni shprehet se kemi aprovuar Gjykatën Speciale dhe tash pushtetarët tonë nuk po duam që ta respektojnë . “Nuk ka lojë me shtetit herë dua e herë nuk po dua”.

Image

Veli Krasniqi thotë se  fajtore është politika e papërgjegjshme e lidershipit tanë që po na largon me Bashkësinë Ndërkombëtare sidomos ajo me shtetet e Quintit dhe SHBA-të.

(Kosova Sot)