Të rinjtë po ikin nga papërspektiva (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Të rinjtë po ikin nga papërspektiva (Foto/Video)

Të rinjtë po ikin nga papërspektiva (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se qeveritarët tanë nuk po krijojnë një shtet me perspektivë, andaj edhe po ikin të rinjtë tanë nga vendi.

Image

Naim Berisha thotë se te rinjtë po ikin për arsye se gjendja socio-politike dhe ekonomike është shumë e renduar, ku shumica nga te rinjtë nuk shohin perspektivë të realizimit të afiniteteve te tyre.

Image

Bislim Beqiri shprehen se të rinjtë po ikin pasi nuk ka mjekim, mirëqenie nuk ka perspektivë,  kështu që njerëzit nuk kanë arsye të qëndrojnë.

Image

Rexhep Ibishi thotë se fatkeqësisht nuk ka asnjë perspektivë për të rinjtë tanë, nuk ka punësi dhe çdo gjë është zhgënjim. “Të rinjtë nuk po e gjejnë atë që kanë ëndërruar duke kërkuar fatin jashtë vendi. Kjo është fatkeqësi!”

Image

Selatin Fazliu shprehet se të rinjtë tanë po ikin nga zori, nuk ka kushte për jetë, nuk ka punë. “Qeveritarët tanë nuk po krijojnë një shtet me perspektivë, andaj edhe po ikin të rinjtë tanë”.

(Kosova Sot)

1 orë e 4 minuta më parë
20/08/18