Premtimet e politikanëve vetëm mashtrime elektorale (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Premtimet e politikanëve vetëm mashtrime elektorale (Foto/Video)

Premtimet e politikanëve vetëm mashtrime elektorale (Foto/Video)

Ta anketuarit e “Kosova Sot” i kanë cilësuar gënjeshtra dhe mashtrime elektorale shumicën e premtimeve të spektrit politikë të bëra gjatë fushatave elektorale sidomos për punësimet e mijëra vetave.

Image

Vezir Ramush thotë se gjithmonë politikanët nëpër media të shkruara dhe televizione premtojnë shumë por në praktikë është krejtësisht ndryshe dhe premtimet mbesin mashtrime elektorale të radhës.

Image

Naser Beqiri thotë se shumë keq kur në pushtet vijnë njerëzit joprofesionistë. “Andaj premtimet  e tyre elektorale janë gënjeshtra dhe nuk mund të mbajnë premtimet se janë joprofesionistë”.

Image

Adil Sopi thotë se këtë popull qe 18 vite politikanët tanë po e mbajnë me gënjeshtra. “Sepse 200 mijë vende pune nuk mund ti krijon Gjermani e lëre më Kosovë.Populli nga skamja po ju beson edhe rrenave elektorale”.

Image

Reshat Salihu shprehet se shumica e premtimeve janë boshe si ato për rritje pagash standard më të mirë e në fund përfitojnë vetëm për vete. “Shihni sa e bëri për vete rrogën kryeministri. Kush premton vende pune duhet t’i realizojë premtimet”.

(Kosova Sot)

 

4 orë e 31 minuta më parë
21/10/18