Politikanët e përçarë në vitin e Skënderbeut (Foto/Video)

  • 18 January 2018 - 10:39
Politikanët e përçarë në vitin e Skënderbeut (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” vlerësojnë sa ka shumë demagogji në këtë përvjetor të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

Image

Dan Ibrahimi thotë se viti i Skënderbeut shqiptarët i gjen plotësisht shpirtërisht të bashkuar si popull, po mjerisht me politikanë tërësisht të përçarë dhe shpërndarë, në sfera të caktuara.

Image

Sejdi Halimi thotë se ky 550 vjetor, shqiptarët nuk i gjen edhe shumë të afërt, por jemi në rrugë e sipër. “Skënderbeu është figurë e madhe dhe vetëdija do të jetë më e madhe dhe do të kultivohen vlerat e luftës së tij”.

Image

 

Behxhet Bici ka përshtypje se kjo puna rreth këtij përvjetori, bashkim, unitet, më shumë i duket demagogji. “Nuk është se Skënderbeu na bashkon në ato përmasa sa ne do të kishim pasur dëshirë, që të ishte unifikues”, është shprehur ai.

Image

Franklin Sedaj thotë se ky është një viti i gëzuar për gjithë shqiptarët, një vit ku të gjithë duhet të mobilizohemi, për të shënuar këtë përvjetor të 550 vjetorit të heroit tonë kombëtar. 


(Kosova Sot)