Lopa aventuriere çudit pushuesit në plazhin e Sarandës (Video)

  • 04 August 2015 - 10:31
Lopa aventuriere çudit pushuesit në plazhin e Sarandës (Video)

Një lopë është bërë qendra e vëmendjes së pushuesve në një nga plazhet e Sarandës. Kafsha e gjorë në kërkim të ushqimit, ka marrë gabimisht një rrugë, e cila e ka nxjerrë në një pjesë të pjerrët shkëmbore.

Lopa është përpjekur që të ngjitet lart, por pjerrësia e shkëmbit ishte shumë e madhe, duke ia bërë të pamundur ngjitjen. Të shumë ishin pushuesit që lanë gjithçka dhe po shikonin se çfarë do të ndodhte me lopën, transmeton mapo.

Pas disa tentativash të njëpasnjëshme, lopa më në fund rrëzohet, rrëshket deri në fund të shkëmbit dhe bie në det nga një lartësi rreth 4-5 metra.