I hedhin një panine portierit, ja si reagon ai (Video)

  • 04 August 2015 - 11:12
I hedhin një panine portierit, ja si reagon ai (Video)

Në ndeshjen e kampionatit argjentinas mes Racing Club dhe Belgranos ka ndodhur një episod mjaft i veçantë me protagonist portierin e miqve Juan Carlos Olave.

Tifozët kundërshtarë i hodhën një panine për ta fyer.

Por Olave nuk u fye, përkundrazi, ai e mori paninen dhe e kafshoi, transmeton mapo.

Olave madje u bëri një shenjë falenderimi tifozëve duke shijuar paninen.