Drejtësia nuk po e lufton korrupsionin te peshqit e mëdhenj (Foto/Video)

  • 19 January 2018 - 11:01
Drejtësia nuk po e lufton korrupsionin te peshqit e mëdhenj (Foto/Video)

Anketuesit e “Kosova Sot” thonë se drejtësia nuk  përballet me korrupsionin e peshqve të mëdhenj,sepse është vetë e korruptuar duke shtuar se çdo segment i organeve shtetërore është i kapur nga politika.

Image

Isak  Rrahmani thotë se çdo segment i organeve shtetërore është i kapur nga politika. “Ndaj drejtësia nuk përballet me korupsionin dhe peshqit e mëdhenj. Sepse edhe drejtësia edhe politikanët janë të korruptuar”, është shprehur ai.

Image

Denis Morina: shprehet se mbase edhe vet politikanët janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. “Ndaj drejtësia nuk përballet me peshqit e mëdhenjë. Për këtë arësye politikanët janë kundër gjykatës Speciale”.

Image

Ilir Hoxha thotë se kjo po ndodhë për shkak se politikanët e krahut të luftës e kanë kapur shtetin dhe për pasojë e kemi mosluftimin e korrupsionit dhe peshqve të mëdhenj nga ana e drejtësisë.

Image

Bajram Kastrati shprehet se kjo nuk bëhet ngase shumica e politikanëve janë të involvuar në krim dhe korrupsion. “Populli ndërkaq po vazhdon që të jetojnë në skamje e mjerim e pushtetarët i kanë bërë miliardat”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)