Dyshonte se e ëma po e dhunonte vajzën e vogël, burri vendos një kamerë të fshehtë në shtëpi (Video) - TV - Kosova Sot
Dyshonte se e ëma po e dhunonte vajzën e vogël, burri vendos një kamerë të fshehtë në shtëpi (Video)

Dyshonte se e ëma po e dhunonte vajzën e vogël, burri vendos një kamerë të fshehtë në shtëpi (Video)

Rreth 5,5 vite burg kërkon prokuroria turke për nënën 27-vjeçare që u filmua duke dhunuar brutalisht të bijën e saj 2-vjeçare.

Erdem Tulubas nga Provinca turke e Zonguldakut, në brigjet e Detit të Zi, tha se kishte parë të nxira në trupin e vajzës së vogël, por e shoqja kishte mohuar ta kishte dhunuar.

Për të vërtetuar se çfarë ndodhte në shtëpi, ai tha se kishte vendosur një kamera të fshehtë në sallon. Kështu ai filmoi nënën e re teksa dhunonte brutalisht vajzën e vogël.
“DHA” raporton se me të siguruar pamjet filmime ai vrapoi për në polici, ku bëri denoncimin.

Gruaja u arrestua, ndërsa pamjet shokuese u publikuan në media, duke sjellë reagim të ashpër në rrjetet sociale.

Tugba Tulubas akuzoi bashkëshortin se kishte organizuar gjithçka për tu ndarë nga ajo dhe për t’i marrë vajzën, por pranoi se dëshironte të shërohej dhe ta rimerrte vajzën.
“Çdo nënë kur nevrikoset e godet fëmijën”, tha ajo duke shtuar se nuk kishte pasur qëllim ta dhunonte, por ta godiste lehtë.

E reja tha se është penduar dhe se i vinte turp nga vetja kur shikonte videon.

Gjykata ka vendosur t’i japë babait kujdestarinë e vajzës, ndërsa seancat për ndarjen e çiftit do të bëhen në vazhdim.

Në ditët në vijim, gjykata po ashtu do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për dënim me mbi 5 vjet burg, apo do t’ia ulë dënimin të resë. 

(Kosova Sot)

1 orë e 44 minuta më parë
20/08/18