Mbreti i xhunglës, sulmon elefantin e vogël, por i kundërpërgjigjet... (Foto/Video)

  • 27 January 2018 - 11:46
Mbreti i xhunglës, sulmon elefantin e vogël, por i kundërpërgjigjet... (Foto/Video)

Thuhet se mbreti i xhunglës është luani, por videoja e publikuar më poshtë dëshmon të kundërtën.

Derisa një elefant gjigant po ecte me të voglin, në një moment prapa shpinës së të voglit shfaqet një luani që i vërsulet, por pasi që reagoni nëna e tij, luani zmbrapset duke lënë në gjysmë “misionin” e tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Image

Videoja është filmuar nga një veturë e vogël e tipit Jeep Maruti, dhe e gjitha ndodhi befasisht derisa i vogëli po qëndronte pranë nënës së tij.

Kur elefanti vëren se luani po i afrohej për t’ia sulmuar të voglin, ajo menjëherë reagon duke iu vërsulur mbretit të xhunglës që dorëzohet menjëherë dhe fillon të ikë.

Image
Image

“Kjo është hera e parë që është filmuar kur një luan sulmon të voglin e elefantit në parkun Samburu”, ka deklaruar autori i videos Matt Brierley.

(Kosova Sot)