Sa kanë punuar institucionet për ta zhvilluar turizmin (Foto/Video)

  • 29 January 2018 - 12:52
Sa kanë punuar institucionet për ta zhvilluar turizmin (Foto/Video)

Të anketuarit mendojnë se institucione e Kosovës kanë bërë pak, përderisa është dashur të bëhet më shumë që të investohet në këtë fushë, sidomos për skijim ku qytetarët e praktikojnë më së shumti gjatë stinës së dimrit

 

Image

Alban Blakaj thotë se institucione e Kosovës kanë bërë pak, përderisa është dashur të bëhet dhe të investohet më shumë në këtë fushë, po veçojë skijimin ku qytetarët e praktikojnë më së shumti gjatë stinës së dimrit.

Image

Xhevat Prebreza mendon se institucionet nuk kanë bërë shumë sepse janë lanë anash shumë asete të këtij sektori dhe nuk është investuar, sidomos në Brezovicë ku nuk është investuar në lifta, pista të skijimit, etj.  

Image

Bajram Kastrati shprehet se turizmi është një pikë e dobët, së pari si pikë e dobët është xhepi për neve qytetarëve, se jo për deputetët dhe kryeministrin. “Askush nuk bën turizëm me 75 euro pension. As për një shëtitje në Gërmi nuk mjaftojnë”.

Image

Hajdar Gashi thekson se turizmi nuk është aq i zhvilluar në Kosovë, nuk ka aq shumë kushte , nuk ka aq të ardhura për ta zhvilluar këtë fushë me rëndësi ekonomike.

(Kosova Sot)