Po rrëmbente një fëmijë, gruaja kapet në sekondën e fundit (VIDEO)

  • 29 January 2018 - 13:41
Po rrëmbente një fëmijë, gruaja kapet në sekondën e fundit (VIDEO)

Një burrë është përballur me një grua e cila akuzohet se po përpiqej të rrëmbente djalin e tij të vogël në Australi.

Sipas Daily Mail 27-vjeçarja flokëkuqe u kap pak metra larg dy fëmijëve të vegjël të cilët po luanin në kopshtin e shtëpisë së tyre në jug të Sidneit.

Babai i fëmijëve u përball me atë në një video që kushëriri i tij e postoi në Facebook, duke thënë se policia ishte duke ardhur dhe ai u lejua ta ndalonte atë derisa forcat policore mbërritën.

Babai pohoi në një video se një nga fëmijët e tij e dëgjonte duke folur me djalin e tij më të vogël, ku dukej se po përpiqej ta rrëmbente.

Burri gjithashtu e akuzoi atë se kishte veshur këpucët e vajzës së tij për t’u ngjitur në çatinë e shtëpisë dhe për të hyrë në oborr.

Policia tha për Daily Mail Australia se gruaja ishte shoqëruar në polici për “dhunim të banesës” pasi dyshohet se hyri në oborrin e shtëpisë së Leumeah duke vjedhur një palë këpucë.

 

 

(Kosova Sot)