Ndotja e ambientit alarmante (Foto/Video)

  • 30 January 2018 - 11:02
Ndotja e ambientit alarmante (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot”  thonë se fajtorë në radhë të parë është Ministria e Ambientit, por edhe krerët e komunës së Prishtinës,  KEK-u dhe qytetarët me veturat e tyre të vjetra.

Image

Esad Ejupi thekson se ambienti është i të  gjithëve dhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve se ajri nuk është i lokalizuar. “Fajtorë janë institucionet ndaj ta marrin përgjegjësinë dhe masat urgjente”.

H

Image

Hakif Hamiti thotë se në radhë të parë fajtore është Ministria e Ambientit, KEK-u dhe qytetarët që përdorin qymyr dhe dru për ngrohje. “Sikur të donin qeveria do ta eliminonin gjendjen. KEK-u thonë se i janë në përdorim filtrat kundër ndotjes”.

Image

Ismajl Kasumi shprehet se fajtori kryesorë është shteti, qeveria dhe pushteti lokal pasi ka shumë mbindërtime dhe ka shumë makina të vjetra ndaj e kemi gjendjen alarmante duke qenë të parët në botë nga ndotja e ajrit.

Image

Erëza Kurti thekson se së pari fajtor është Ministria e Ambientit, qeveria, komuna e Prishtinës por edhe qytetarët tanë. “Ndaj apeloj që sa më pak të përdoren veturat aq më mirë për ne qytetarët”.


(Kosova Sot)