Del kamera e fshehtë/ Pronari i shtëpisë: Banesën e ke pa qira, në këmbim dua seks (Video)

  • 31 January 2018 - 14:02
Del kamera e fshehtë/ Pronari i shtëpisë: Banesën e ke pa qira, në këmbim dua seks (Video)

Pronari i një apartamenti në Uells ka menduar se do ia hidhte lehtë me ofrimin e një marrëveshje një gruaje e cila kishte shkuar për t’u marrë vesh në lidhje me apartamentin me qira që ai kishte nxjerrë në njoftim.

Ai është filmuar nga kamera e fshehtë e gruas teksa i thoshte asaj se do ia linte banesën me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale. Siç shkruan “Daily Mail”, së fundmi në Uells është përhapur ky fenomen i ri, ku pronarët e shtëpive ofrojnë qira falas në këmbim të seksit.

Këto shtëpi reklamohen prej tyre në internet me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.

“Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar”, i tha qiradhënësi gazetares e cila ishte kamufluar si gruaja e interesuar për shtëpinë, duke iu referuar seksit në këmbim të qirasë falas.

(Kosova Sot)