Të dehura dhe me veshje provokuese, taksisti në Tiranë shtanget nga të rejat (VIDEO)

  • 31 January 2018 - 17:27
Të dehura dhe me veshje provokuese, taksisti në Tiranë shtanget nga të rejat (VIDEO)

Jeta e natës në Tiranë është shumë aktive, sidomos gjatë sezonit të shkollave kur vijnë me mijëra studentë edhe nga rrethet. Në  një video live në instagram, një vajzë ka filmuar udhëtimin me një nga taksitë e Tiranës për në një ndër lokalet e natës në ish zonën e Bllokut.

Gjatë rrugës vajzat fillojnë të kërcejnë dhe këndojnë brenda në taksi, saqë edhe taksisti nuk mund t’i rezistonte dhe filloi të kërcente edhe ai.

Me xhamin ulur, me muzike dhe zë të lartë, të dehura dhe të papërmbajtura, vajzat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugë.

Në momentin që zbresin nga taksia dhe mbërrijnë në destinacion, ato i thonë taksistit: Xhaxhi nuk jemi kështu gjithmonë por kam pirë unë”.

(Kosova Sot)