Qytetarët mblidhen para Qeverisë: Mos na helmoni (Foto/Video)

  • 31 January 2018 - 12:00
Qytetarët mblidhen para Qeverisë: Mos na helmoni (Foto/Video)

Qytetarët e Prishtinës do të mbajnë sot një protestë para Teatrit Kombëtar në orën 12.00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese

Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë. Ne, qytetarët të cilët jetojmë në kryeqytet, po e vërejmë më shumë se kurrë ndikimin e ajrit të ndotur në jetën tonë. HAZARDOUS – është rezultati më i shpeshtë në faqen e cila e tregon gjendjen e ajrit në Prishtinë, me një kontrollim të thjeshtë në internet, thuhet në njoftimin për protestë.

Aty thuhet se ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, mes tjerash në një reagim të sajin ka thënë se ‘gjërat nuk zgjidhen me shkop magjik’, derisa Partia Ekologjike ka kërkuar nga Qeveria që ta marrë me më shumë seriozitet ndotjen.

“Një hapje e dritares e tregon realitetin e ndotjes së tmerrshme të ajrit në Prishtinë, dhe mushkëritë tona si dhe shëndeti ynë po shkatërrohet duke u ekspozuar në këtë ajër, mjegull e smog”, thuhet më tej në njoftim.

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë që kjo çështje të merret seriozisht nga Qeveria dhe pushteti lokal, pasi nuk ka plane konkrete për zgjidhjen e problemit të ndotjes dhe se të gjithë janë viktima që nuk presin një mrekulli me shkop magjik për zgjidhjen e problemit.

 
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)