Kush është fajtor për ndotjen e ajrit në Prishtinë (Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se faji për ndotjen e ambientit është në trekëndëshin zingjiror, Ministria e Ambientit, KEK-u dhe komuna e Prishtinës dh qytetarët tanë që nuk po marrin masa ndaj gjendjes alarmante.
Liri Hashani thotë se fajtorë kryesorë është KEK-u Ministria e Ambientit dhe faktori njeri. “Ministria e Ambientit nuk ka ndërmarrë masa deri më tani”.
Elira Hasangjekaj thotë se faktori kryesori është popullsia, pastaj Ministria e Ambientit që e ka detyrë ta kontrollojë ambientin e nuk merr masa, ndërsa KEK-u është fajtorë se nuk përdorë filtrues.
Hysen Ademi shprehet se fajtori numër një është KEK-u por edhe këto makinat të shumta. Ai shtron pyetjen pse komuna e Prishtinës po lejon qarkullimin e një numri aq të madhe të makinave në kryeqendër.
Gëzim Spahija thotë se fajtorë janë makinat KEK-u dhe Ministria e Ambientit që nuk marrin masa. “Prandaj faji është në këtë trekëndësh zingjiror kush më shuam e kush më pak”.
(Kosova Sot)