Universitetet tona prodhojnë analfabetë me diploma (Foto/Video)

  • 02 February 2018 - 10:12
 Universitetet tona prodhojnë analfabetë me diploma (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se sidomos në kolegjet private, cilësia është tepër e dobët, por nuk mbetet pas as Universiteti publik

 

Image

Nazmi Uka thekson se cilësia e universiteteve, sidomos e këtyre private, është katastrofë. “Më kujtohen më herët, një shkollë e mesme ka pasur më shumë vlerë sesa një universitet sot. Te këto publike mund të presin diç, por për private tashmë e dinë se çfarë cilësie ofrojnë”.

Image

Beqir Hasangjekaj thotë se kur krahasohet gjendja politike e Kosovës atëherë është shumë lehtë të vlerësohet edhe gjendja në universitete qoftë private apo publike.

Image

Ramë Hadari mendon se cilësia në universitetet ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm. “Shkaku dihet, politika ka hyrë në universitet, profesorët janë të politizuar, kanë ardhur gjithqysh e gjithçka, pa kualifikime”.

Image

Bajram Pollozhani sa i përket cilësisë thotë se me të vërtet tashmë është e qartë se mbetet për t’u dëshiruar dhe kjo vlen jo vetëm për universitetet private por, në përgjithësi edhe për universitetet publike.

(Kosova Sot)