A ka ambient të favorshëm për investime në Kosovë? (Foto/Video)

  • 05 February 2018 - 16:36
A ka ambient të favorshëm për investime në Kosovë? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se nuk ka në Kosovë ambient të favorshëm për investime, ka raste kur jepet ryshfet e haraç porse ato janë raste të izoluara

 

Image

Gëzim Sinani thotë se për momentin nuk ka kurrfarë ambienti për investime. ”Arsyet janë haraçi dhe përqindja e që e kërkojnë pushtetarët ndaj investitorëve të huaj apo atyre vendorë”.

ImageArben Rushiti thekson se mund të ketë raste që investitorëve ju kërkohet ryshfet por ata nuk i raportojnë dhe janë të izoluara. “Por në të ardhmen do të krijohet ambient më i mirë për investime”.
ImageNexhmedin Sejdiu shprehet se në Kosovë ka një ambient të mirë për investime të huaja.
Image

Shefqet Rushiti konstaton se në raste të izoluara ju kërkohet ryshfet investitorëve të huaj dhe të tilla ka në tërë botën. “Në përgjithësi  kemi situatë të mirë për investime të huajsh”.

(Kosova Sot)