Djali nga Shqipëria propozon të dashurën në mes të lokalit, të pranishmit shpërthejnë në lot(Video)

  • 08 February 2018 - 10:07
 Djali nga Shqipëria propozon të dashurën në mes të lokalit, të pranishmit shpërthejnë në lot(Video)

Një djalë i ri nga Elbasani ka menduar një mënyrë shumë të bukur për t’i propozuar të dashurës së tij.

Në një lokal në qytet, ai me ndihmën e disa miqve kanë organizuar një “spektakël” në sy të të gjithëve, teksa të rinjtë e tjera nën tingujt e këngës “Marry You”, kanë kërcyer duke u drejtuar nga vajza që qëndronte e ulur.

Më pas në kërcim është bashkuar edhe i dashuri i saj, i cili më pas i është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë.

Vajza ka shpërthyer në lot, duke emocionuar edhe personat e tjerë që ishin në lokal. 

(Kosova Sot)