Me çekanë e zinxhirë shkatërrohet e vidhet dyqani me bizhuteri që kushtojnë mbi 40 mijë funte (VIDEO)

  • 08 February 2018 - 15:41
Me çekanë e zinxhirë shkatërrohet e vidhet dyqani me bizhuteri që kushtojnë mbi 40 mijë funte (VIDEO)

Rrugët e Billericay janë vërshuar nga një bandë, e cila me anë të zinxhirëve dhe çekanëve kanë thyer dyqanet me bizhuteri që kushtojnë me mijëra funte

Dyqani i sulmuar shet artikuj me çmime marramendëse duke përfshirë një orë prej 40,000 funtesh dhe një unazë me diamant prej 35,000 funtesh, shkruan Dailymail.

Banda fillimisht u mundua ta sulmojë dyqanin duke i thyer xhamat me motor e pastaj me çekan. Xhamat u thyen dhe hajdutët filluan të rrëmbenin bizhuteritë.

Kjo vjedhje në fillim është munduar të ndalohet nga shitësit e dyqanit, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Madje, edhe nga një automjet në lëvizje u tentua që të bllokojë këtë vjedhje, por njëri nga hajnat e ka ndjekur me çekan në dorë, automjetin.

Marrja në kontroll e këtij aksioni u bë nga një qytetar i cili mori në duart e veta një dru nga motori i njërit prej banditëve dhe filloi t’i ndjekë ata.

Pasi që situata filloi të merrej në kontroll, hajnat kanë lëshuar bizhuteritë në tokë dhe kanë ikur.

Përfaqësues të dyqanit të bizhuterive Coleby nuk kanë dashur të komentojnë rastin në fjalë.

 

(Kosova Sot)