Mavijosje, gjakderdhje dhe madje edhe shtrim në spital (VIDEO) - TV - Kosova Sot
Mavijosje, gjakderdhje dhe madje edhe shtrim në spital (VIDEO)

Mavijosje, gjakderdhje dhe madje edhe shtrim në spital (VIDEO)

 Kjo video e realizuar dhe e publikuar nga një nënë, tregon se si vajza e saj 9 vjeçare kalon nëpër “KRIZA”  pesë hërë në ditë. Familja është e dëshpëruar  dhe kërkon ndihmë

  • Bella Mildon është dërguar në spital pasi ka shkaktuar vetës lëndime gjatë periudhës së krizës
  • E vogla, e cila ka mendjen e një fëmijë të vogël, kujdest nga prindërit e saj
  • Prindërit e vajzës, të cilët vuajn nga depresioni, ndjehen të dëshpëruar dhe i’u duket sikur gjenden afër fundit
  • Ata tregojnë se autoritet lokale refuzojnë që t’i marrin dhe ti hudhin farkoret e vajzës
  • Prindërit akuzojnë autoritetet që nuk janë duke i’u ndihmuar fare

Familja ndjehet e ‘braktisur’ nga autoritetet lokale të shëndetit sepse refuzojnë ta ndihmojnë vajzën e tyre e cila vuan nga sëmundja e autizmit. Ajo gjatë ditë përjeton 5 herë ‘ kriza mendore’.

Bella Mildon, 9 vjeçare, ka mendjen e një një fëmiju të moshës shumë të re dhe gjatë krizave ajo lëndon veten duke shkaktuar mavijosje ne pjesë të ndryshme të trupit, gjakderdhje dhe nganjëherë për shkak të lëndimeve të shumta ajo shtrohet në spital.

Gjdo ditë prindërit e lodhur të Bellas, Samantha 49 dhe David, të cilët vuajnë nga depresioni, kujdesen për  vajzën e tyre. Por kjo gjendje për ta është e shumtë sa që tani ndihen shume të dëshpëruar dhe pa shpresë se ndokush do të mund të ju ndihmoj.

Qifti, nga Nailse, Bristo, tregojnë se si  Këshilli i shëndetësisë “North Someset” ju kishte thënë që Bella të flej në tokë pas thyerjeve te shpesha të krevatëve, si the refuzojnë që ti’i hudhin farkoret e vajzës.

Samatha, e cila kujdeset për vajzën e saj me orar të plotë së bashku me bashkëshortin David, tha: “ Kur largohet stafi mjeksor, ata më nuk i zëvendëson askush si dhe paga që marrin është pothuajse minimale. Duket se numri i profesionalistëve që merren me sëmundje si të vajzës sonë janë në “zhdukje”.

Me shpresa shumë të vogla, me qëllim që njerëzit tët jenë në dijeni për vuajtjet e vajzës së saj dhe të ju ofrohet një ndihmë sado e vogël, prindërit e Bellas vendosën që ta publikojnë një video në rrjetet sociale.

Një klinikë e psikologjisë në spitalin  Johan Radcliffe në Oxford kur e pa këtë publikim, dhe duke ndje keqardhje, vendosën që të shkojnë dhe të shikjone Bella-n.

Sipas një personi të autorizuar të këshillit te spitalit, ata nuk japin raporte për asnjë individë, mirëpo theksoi se ata janë duke vazhduar ta mbështesin familjen Mildon.

Image
Image

 

(Z.V. Kosova Sot)

 

14 orë e 14 minuta më parë
23/05/18