Për një telefon, grabisin dhe rrahin brutalisht gruan shtatzënë

  • 09 February 2018 - 13:29
Për një telefon, grabisin dhe rrahin brutalisht gruan shtatzënë

Tylesha Mohamed, gruaja shtatzënë, ishte brenda ndërtesës ku banon në Bronks të Nju Jork-ut kur dy vajza e rrezuan në tokë dhe filluan ta godasin me këmbë.

“Kam kaluar nëpër shumë gjëra, por asnjëherë nëpër diçka të tillë. Mendoja se do të vdisja. Trupi më ishte mpirë pas një kohe. Vetëm po prisja kur do të përfundonte”, u shpreh ajo.

Ajo e dëgjoi njërën nga sulmueset e saj teksa i thoshte: “Do të ta thyej fytyrën dhe do të ta vras beben”.

Para se të iknin nga skena e krimit, ato ia morën telefonin celular.

 

(Kosova Sot)