Qytetarët e pakënaqur për arritjet në 10 vjetorin e pavarësisë. (Foto/video)

  • 15 February 2018 - 11:25
Qytetarët e pakënaqur për arritjet në 10 vjetorin e pavarësisë. (Foto/video)

Të anketuarit janë shprehur të zhgënjyer me gjendjen e shtetit në këtë jubile të rëndësishëm të pavarësisë së Kosovës

 

Image

 

Nuhi Bajgora thekson pritjet nuk janë plotësuar, dhe zhvillimet po shkojnë ngadalë ngase pak udhëheqësia, pak populli, pak ndërkombëtare na kanë lënë më mbrapa. “Shumë -shumë më ndryshme e kam paramenduar shtetin para 10 vjetëve”.

Image

 

Mehmet Gashi thotë se minimumi i minimumit, shtetin para 10 viteve e ka paramenduar 750% shtet, por nuk por realizohet me këto veprime.

Image

 

Selman Shala thotë se pushtetarët po e gënjejnë popullin, siç është veprimi me pagat. “Para 10 viteve këtë shtet e kam paramenduar shumë më mirë”. 

Image

 

Qemajl Keka thotë se nuk është i kënaqur me arritjet, pasi është dashur të punohej më shumë. “Dikur ishte më keq, por mendojë unë, ka mundur të jetë shumë më mirë”.

(Kosova Sot)