Pamje të frikshme, publikohet video e personit që sulmoi kishën në Rusi duke lënë 4 viktima(Video)

  • 19 February 2018 - 12:35
Pamje të frikshme, publikohet video e personit që sulmoi kishën në Rusi duke lënë 4 viktima(Video)

4 gra janë vrarë si dhe 5 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me të shtëna në një kishë në Republikën e paqëndrueshme të Dagestanit në Rusi.

Një burrë pas mbarimit të ceremonisë filloi të sulmojë me armë dhe me thikë njerëzit, siç raportojnë mediet vendase.

CCTV ka publikuar pamjet e frikshme të momentit kur burri me mjekër dhe i veshur me jelek të zi dhe pantallona kamuflazhi u pa duke kaluar në rrugë përpara se të hapte zjarr.

 

(Kosova Sot)