Kryeqyteti, pellg i mbeturinave, Shpendi rri e bën sehir(Foto/Video)

  • 21 February 2018 - 13:30
Kryeqyteti, pellg i mbeturinave, Shpendi rri e bën sehir(Foto/Video)

Derisa kryetari Shpend Ahmeti kalon vikende të shtrenjta jashtë vendit, kryeqyteti  mbulohet nga mbeturinat.

Një imazh jo i mirë këto ditë i është dhënë  Prishtinës, në veçanti rrugës  Haxhi Zeka e cila ndodhet afër ish shkollës teknike në Prishtinë, “Arbëria”, ku shihen pirgje me mbeturina, të cilat shihen përskaj rrugëve. Persona të papërgjegjshëm po ashtu kanë hedhur edhe mbeturina të ngurta, derisa autoritetet po tregohen joefikase në parandalimin e kësaj dukuri dhe kapjen e keqbërësve. Kjo i jep  një  imazh të keq kryeqytetit.

Image
Image
Image

(Kosova Sot)