Hyn brenda në kafe, e rrëmben baristen e veshur me bikini për ta përdhunuar (Video) - TV - Kosova Sot
Hyn brenda në kafe, e rrëmben baristen e veshur me bikini për ta përdhunuar (Video)

Hyn brenda në kafe, e rrëmben baristen e veshur me bikini për ta përdhunuar (Video)

Videoja e tmerrshme tregon momentin kur një njeri me thikë hyn përmes dritares së një kafeneje për të rrëmbyer baristen, e cila ishte duke punuar brenda dhe ishte e veshur në bikini, në Kent, në Seattle

Ai sapo hyri brenda goditi atë dhe pastaj filloi ta urdhërojë të dalë jashtë përmes dritares, përderisa gruaja dëgjohet duke bërtitur “Oh Zoti im”.

Ai e dërgoi atë në një rrugicë të afërt të errët me synimin për të sulmuar atë seksualisht.

Por kur kishte dalë jashtë ai ishte frikësuar nga një makinë që kalonte andej dhe në këtë mënyrë e lëshoi viktimën 30 vjeçe e cila ishte e tëra e tronditur.

Për këtë sulm është arrestuar një 33 vjeçar që sipas policëve ai ka një histori të gjerë kriminale. Megjithatë ata ende nuk kanë bërë të ditur emrin e tij.

 

(Kosova Sot)

16 orë e 14 minuta më parë
18/06/18