Shteti heziton të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e luftës(Foto/Video) - TV - Kosova Sot
 Shteti heziton të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e luftës(Foto/Video)

Shteti heziton të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e luftës(Foto/Video)

Shumica e të anketuarve kanë akuzuar qeveritë e deritashme se kanë qenë neglizhente në kërkesën e tyre për reparacionet e luftës ndaj Qeverisë së Serbisë

Image

 

Muharrem Musliu thekson se edhe reparacioneve të luftës do t’u vijë rendi në bisedimet me Serbinë. “Pas disa çështjeve të tjera besoj se kjo do të arrihet kur ne si Kosovë do të bëhemi pjesë e OKB-së”.

Image

 

Bujar Billalli shprehet se Qeveritë tona kanë bërë gabime të mëdha se në bisedimet e Serbinë shkojnë të papërgaditur. “Kurse Serbia ua imponon temat e bisedimeve përfshirë edhe reparacionet e luftës”.

Image

 

Hakif Islami Qeveritarët tanë janë të padijshëm sepse kanë neglizhuar për ta paditur Serbinë për dëmet e luftës. Kjo si duket po ndodhë ngase pushtetarët kanë para për vete e për popullin nuk brengosen

Image

 

Qemajl Keka thekson se Qeveritë tona bënë gabim të madh që nuk kërkuan dëmet e luftës. “Është një vonesë e paarsyeshme se ka qenë dashur shumë më herët të kërkohen reparacionet e luftës ndaj Serbisë”.

(Kosova Sot)

18 orë e 16 minuta më parë
25/09/18