Çifti 100-vjeçar që feston 80-vjetorin e martesës (VIDEO)

  • 02 March 2018 - 11:29
Çifti 100-vjeçar që feston 80-vjetorin e martesës (VIDEO)

Kjo është një nga ato historitë e dashurisë që zgjat gjithë jetën deri në momentet e fundit të frymëmarrjes. Ishte nipi i tyre ai që bëri të njohur për të gjithë, këtë histori të bukur dashurie.

Gjyshërit e mi janë të jashtëzakonshëm. Arthur është 105 vjeç (lindur në 1912), Marcia është 100 vjeç (Lindur në 1917). Këtë javë ata kanë festuar 80-vjetorin e martesës së tyre. Ata janë çifti më i vjetër në qytet. Marcia mund të thotë vetëm “Hello, Hello”, por duket se ka një lloj mirëkuptimi për ta që e rrethojnë. Arthur është një burrë i bukur dhe jashtëzakonisht i dashuruar me Marcia -n. Ju mund të shihni se si prania e Marcia-s ndikon tek ai.

Krenar që kam prejardhje nga këta njerëz të mrekullueshëm.

“Të dua. Të kam dashur për 80 vite e dashur. U bë kohë e gjatë, ne ishim vetëm 20 vjeç, kur u dashuruam dhe u martuam. Dhe ishim të shkëlqyer në shkollë”, shprehet Arthur për gruan e tij.

“Të kujtohet martesa me këtë djalë të mrekullueshëm, gjyshin  ? Ju të dy kishit shumë, shumë fat. Ishit shumë me fat që gjetët njëri-tjetrin. Më kupton se çfarë jam duke thënë, gjyshe? Ke shumë fat. Po ashtu dhe ti gjysh. Jeni shumë me fat”, ndërhyn nipi i tyre.

“Hello, hello”, shprehet gjyshja.

“Më mungon. Më mungon gjatë gjithë kohës”, vazhdon Arthur.

“Ka kaq shumë dashuri në këtë familje. Gjithashtu, gjyshi ne jemi shumë me fat që gjyshja është akoma me ne.  Do na mungojë, por ne vazhdojmë ta shohim akoma këtu dhe kjo është diçka”, përfundon nipi i tyre.

(Kosova Sot)