Shpërthimi i bombës bërthamore, bënë 'kërdi' (Video)

  • 05 March 2018 - 18:23
Shpërthimi i bombës bërthamore, bënë 'kërdi' (Video)

Pamjet e shpërthimit të bombës më të fuqishme bërthamore të SHBA-së janë rishpërndarë këtë javë për publikun. Ato tregojnë një re të madhe, që merr formën e një kërpudhe dhe që zgjatohet drejt qiellit në një ishull që përdorej për eksperimentet e bombave bërthamore, transmeton "Kosova Sot Online".

Testimi i bombës bërthamore, që mbante emrin “Castle Bravo” në vitin 1954, prodhoi 15 megatonë tritol dhe i tejkaloi pritjet e kërkuesve. Sipas mediave, banorët pranë ishujve që përdoreshin për eksperimente vuajtën nga rrezatimi i mëvonshëm radioaktiv.

“Castle Bravo” ishte bomba e parë, në një seri bombash termo-nukleare të krijuara si pjesë e “Operation Castle”. Qëllimi i operacionit ishte të testoheshin armët bërthamore, të cilat më pas do të hidheshin nga avionët.

E shpërthyer në 1 Mars 1954, Castle Bravo ngelet pajisja më e fuqishme bërthamore e shpërthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

 

(Kosova Sot)