Nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën heronjtë tanë ( Foto/Video)

  • 07 March 2018 - 11:15
Nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën heronjtë tanë ( Foto/Video)

Të anketuarit nga “Kosova Sot” shprehen se qytetarët vlerësojnë se të rënët për liri, e ëndërruan ndryshe Kosovën

Image

 

Bujar Abdullahu thekson se padyshim se jo, ka të arritura por ato të arritura të cilat janë menduar në kokën e atyre dëshmorëve që kanë rënë për Kosovën janë larg nga çfarë është bërë.

Image

 

Ismajl Muçiqi thotë se nuk është kjo Kosova për të cilën dhanë jetën heronjtë tanë. “Keqpërdorën gjakun e tyre shumë elita politike dhe jemi ku jemi”.

Image

 

Driton Rukiqi shprehet se nuk është as për së afërmi. “Dihet se kemi qenë në një regjim të jashtëzakonisht të rëndë për me qindra, vite, dhe gjatë është pritur deri në këto ditë, që të rregullohet pastaj mirëqenia social, të ketë stabilitet e ekonomik”.

Image

 

Jakup Shabani theksoi se jo që nuk është por, as 10 për qind nuk është ajo Kosova që kanë menduar ata, por, edhe që kemi menduar ne. “Pasi çdo gjë që ishte e ndërtuar, ishte shkatërruar”. 

(Kosova Sot)