Qytetarët të pakënaqur me punën e legjislativit(Foto/Video)

  • 15 March 2018 - 10:15
Qytetarët të pakënaqur me punën e legjislativit(Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” janë shumë të pakënaqur me punën  e përbërjes së tashme të organit legjislativ që cilësohet përbërja më e dobët e pasluftës 

 

Image

Bujar Abdullahu thekson se përbërja e legjislativit  nuk kënaqë me punë duke filluar nga demarkacioni, asociacioni, ligjet e ndryshme që nuk kanë kaluar dhe janë në procedura. “Është koha të ndërrohet përbërja e këtij Kuvendi”

Image

Ramadan Feziri thotë se ne nuk kemi legjislativ që më së paku i ngjanë Kuvendit por i ngjanë një kafiterie dhe një çajtore ku kushdo fletë çfarë do. “Kuvendi duhet të jetë përgjegjës se çfarë flitet aty. Ndaj nuk kemi kuvend sepse ata duhet të mbrojnë interesat kombëtare e qytetarëve”.

Image

Remzi Muqoll shprehet se gjërat po përsëriten edhe me këtë legjislativ veç deputetëve të rinj. “Nuk ka ndonjë punë që i debaton ky kuvend si është punësimi i mijëra të rinjve që bredhin rrugëve por edhe çështje tjera”.

Image

?Urim Sadiku shprehet se deputetët mendojnë vetëm për veten e tyre e për popull nuk mendojnë fare. “Ata nuk i kanë kryer detyrat e BE-së si janë demarkacioni dhe asociacionin e detyra të tjera si është korrupsioni, krimi etj”.

(Kosova Sot)