Tmerr dhe ankth në teleferik, turistët fluturojnë në ajër (Video)

  • 16 March 2018 - 18:24
Tmerr dhe ankth në teleferik, turistët fluturojnë në ajër (Video)

Çaste paniku dhe tmerri kanë kaluar disa turistë të cilët kishin vendosur të kalonin një ditë pushimi duke bërë ski e xhiro me teleferik.

Duket se një problem teknik në teleferik, ka shkaktuar përplasje të tyre duke bërë që turistët të hidhen në ajër, ndërsa disa të tjerë që e kuptuan që kishte probleme, janë hedhur vetë pak para se të ndalonte teleferiku me forcë.

Siç shihet edhe nga kjo video e cila është xhiruar në Gjeorgji, në jug të Malit të Madh të Kaukazit, kanë qenë qindra turistë që janë tmerruar nga ky incident i frikshëm, ndërsa të lënduar kanë mbetur disa persoan, ndër ta edhe një grua shtatzënë, të cilët janë shoqëruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet thonë se kanë nisur një hetim penal dhe kushdo që ka përgjegjshmëri do të dënohet.

(Kosova Sot)