Qyetetarët po helmohen nga ushqimet që futen pa kontrollë(Foto/Video)

  • 20 March 2018 - 10:45
Qyetetarët po helmohen nga ushqimet që futen pa kontrollë(Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” janë shprehur të pakënaqur me punën e bërë nga drejtues të AUVK-u dhe kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie

Image

 

Shqipëron Shala thotë se qytetarët po rrezikohen nga helmimet me ushqimet e importuara. “Nuk është hera e parë që ndodhi me mish të kësaj cilësie. Përgjegjësia është e AUVK-ut dhe qeverisë që nuk duhet të lejojnë këto punë të pista”.

Image

 

Ali Hoxha shprehet se e ërë kjo po vjen nga mospuna e AUVK-ut dhe neglizhenca e tyre që nuk punojnë dhe po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve ndaj nevojiten masa ndaj drejtuesve të Agjencisë.

Image

 

Fatmir Muçolli thotë se kontrollimet nga AUVK-u duhet të jenë më të mëdha. “Ushqimet nuk kontrollohet sa duhet.  Institucionet dhe AUVK-u në punë janë neglizhentë dhe duhet të përmirësohen”.

Image

 

Brahim Mehmetaj thekson se natyrisht se po rrezikohet shëndeti jo vetëm me ushqim por ka mungesë pune në të gjitha institucionet pra edhe në AUVK, ndaj për këtë qëllim nevojitet punë shumë më e madhe.

(Kosova Sot)