Pamjet e tmerrshme: Makina pa shofer aksidenton për vdekje kalimtaren (VIDEO)

  • 22 March 2018 - 12:42
Pamjet e tmerrshme: Makina pa shofer aksidenton për vdekje kalimtaren (VIDEO)

Gjigandi Uber ka vendosur të ndërpresë testimet e makinave autonome, pasi një e tillë shkaktoi një aksident vdekjeprurës

Makina kishte në brendësi të saj Rafaela Vasquez, por ajo nuk ishte në drejtim.

Ngjarja u regjistrua në një rrugë në Arizona, SHBA.
Makina ishte brenda shpejtësisë së lejuar, kur përpara i doli një grua që po shtynte biçikletën.

Makina nuk frenoi dhe Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja.
Zona nuk ishte shumë e ndriçuar. Vasquez i tha policisë se ajo nuk mund të parandalonte tragjedinë.

(Kosova Sot)