Vodhi një veturë, por u kthye për ta lënë beben që kishte qenë brenda (Video)

  • 23 March 2018 - 13:05
Vodhi një veturë, por u kthye për ta lënë beben që kishte qenë brenda (Video)

Kamerat në një pikë karburanti kanë incizuar një rast të veçantë të vjedhjes së një veture, dhe kthimin e foshnjës të cilën hajni e vërejti se e kishte në ulëset e pasme.

Hajni shfaqet në video teksa vjen me ngut për të lënë foshnjen tek punëtorët e pikës së karburantit dhe për të ja mbathur sërish me veturën e tij.

Gjysmë ore më vonë, fëmija pesë-mujor u kthye te nëna e tij.

Vetura e vjedhur sipas autoriteteve u gjet më vonë. Ndërsa, autoritetet policore kanë raportuar se i dyshuari ende vazhdon të ndodhet në arrati.

(Kosova Sot)