Shpend Ahmeti akuzohet se lukset po ia paguan mafia kriminale (VIDEO)

  • 12 April 2018 - 09:57
Shpend Ahmeti akuzohet se lukset po ia paguan mafia kriminale (VIDEO)

Shpend Ahmeti më shumë është i fokusuar për të shëtitur në jahte e aeroplanë privatë të mafio-oligarkëve, por edhe duke vizituar doktorë nëpër klinika në Bruksel për të humbur peshë, lajm ky i raportuar nga portali i afërt me nënkryetarin e Shpend Ahmetit, sesa për ta nisur ndonjë projekt, edhe më të voglin, për qytetarët e Prishtinës", theksoi Bislim Aliu për "Kosova Sot"

E dhe pse po e përfundojmë gjysmën e parë të muajit prill të vitit 2018, kryetari i Prishtinës, gjykuar nga vlerësimi i analistëve politikë dhe i qytetarëve, ende sikur është në "gjumin dimëror" dhe kryeqyteti ashtu siç ka qenë pa kryetar real po vazhdon të jetë realisht edhe në mandatin e dytë pa kryetar që di e do të punojë për kryeqytetasit. Shpend Ahmeti përkundrazi, po punon ekskluzivisht "në terr" vetëm për ata që ia "lagin fytin" dhe ia "mbushin xhepat e kontot bankare", pra vetëm për mafio-oligarkët e nëntokës kriminale. Tani edhe ne raportet e OJQ-ve del se Shpend Ahmeti nuk e ka përmbushur as edhe një premtim elektoral! Bazuar në këtë gjendje, analistët, por edhe qytetarët, theksojnë se kryetari i rizgjedhur në këtë mandat më shumë është i fokusuar për të shëtitur në jahte e aeroplanë privatë të mafio-oligarkëve, si dhe duke vizituar doktorë nëpër klinika për të humbur peshë, lajm ky i raportuar nga portali i familjarit të nënkryetarit të Shpend Ahmetit, sesa për të nisur edhe një punë a projekt me të vogël për qytetarët e Prishtinës. Tani këtu mbetet për të dhënë edhe llogari kryetari Ahmeti para asamblistëve të komunës se kush po ia paguan udhë- timet luksoze, jahtet, aeroplanët e deri tek lajmi i postuar nga familjarët e nënkryetarit të komunës për operacionet për humbje peshe në Bruksel, kur dihet se me një pagë të kryetarit të Prishtinës është e pamundur të jetohet në stilin luksoz të Shpend Ahmetit, të ngjashëm me të "një magnati e oligarku. Këtë bindje e ka të krijuar edhe analisti Ragip Guraziu."Shpend Ahmeti është ende në ''gjumin dimëror-si të ishte një palaço apo një artist që luan rolet e palaçove", potencoi ai. 

Qeverisje Haxhi Qamiliste

Sipas Guraziut, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa po e përfundojmë edhe gjysmën e parë të muajit prill të vitit 2018, ende është në "gjumin dimëror", derisa edhe Prishtina po mbetet gati ashtu siç ka qenë, pa kryetar real, ashtu po vazhdon të jetë realisht edhe në mandatin e dytë, ngase nuk e ka de-fakto një kryetar që di e do të punojë për kryeqytetin dhe kryeqytetasit e Prishtinës, por përkundrazi, ai po punon ekskluzivisht "në terr" vetëm për ata që ia "lagin fytin" dhe ia "mbushin xhepat e kontot bankare", pra vetëm për mafio-oligarkët e nëntokës kriminale."Komuna e Prishtinës me qeverisjen e saj në krye me Shpend Ahmetin i ngjason qeverisjes Haxhi Qamiliste e vetëm për interesa të veta, e që nuk punon për interesa të qytetarëve,dhe sillet sikur "i ka lëçitur" qytetarët, ngase nuk komunikon me shumicën e qytetarëve has prishtinas", theksoi Guraziu për "Kosova Sot". Këtë konstatim ai e bazon edhe në raportet e OJQve."Edhe në raportet e OJQ-ve na del se Shpend Ahmeti nuk e ka përmbushur as edhe një premtim elektoral, që lë të kuptojmë se është më shumë i fokusuar për të shëtitur në jahte e aeroplanë private të mafio-oligarkëve, si dhe duke vizituar doktorë nëpër klinika për të humbur peshë sesa për të nisur edhe një punë a projekt më të vogël për qytetaret e Prishtinës. Por këtu duhet të dihet se kush po ia paguan udhëtimet luksoze, jahtet, aeroplanët e deri tek lajmi i postuar nga familjarët e nënkryetarit të komunës për operacionet për humbje peshë në Bruksel, kur dihet se me një pagë të kryetarit të Prishtinës është e pamundur të jetohet në stilin luksoz të Shpend Ahmetit të ngjashëm me të "një magnati e oligarku", tha Guraziu për "Kosova Sot". Ndërsa asamblisti nga radhët e PDK-së, Migjen Shala, konstaton se në këtë mandat Shpend Ahmeti vetëm emrin e ka si kryetar i Prishtinës, derisa me asnjë veprim nuk po e dëshmon këtë pozitë që e mban tani."Sa i përket kryetarit Shpend Ahmeti, prej që e ka marrë mandatin e dytë, nuk sillet në pozicionin e kryetarit, deri më tani dhe projektet konkrete po i mungojnë", tha Shala për "Kosova Sot".

Ngecjet e jashtëzakonshme

Prof. Muhamet Kelmendi thekson se te çështja e funksionimit të komunave, këtej edhe të Prishtinës, është temë që tash e një kohë të gjatë zënë vend në shtypin ditor, edhe në gazetën ditore "Kosova Sot", duke u dhënë fakte dhe dëshmi mbi keqpërdorimet në komune nga udhëheqja dhe mbi ngecjet e mëdha në të gjitha fushat. Sipas tij, ngecje të theksuara po hasen jashtëzakonisht shumë te komuna e Prishtinës."Komuna e Prishtinës ka ngecje në infrastrukturë, në arsim, në kulturë dhe në çështjet sociale dhe të fushave elementare të jetës. Kudo shihet një ngecje e madhe. Asnjë objekt infrastrukturor nuk ka përfunduar deri në fund. Ata të filluarit janë dëmtuar, ndërsa kemi edhe dëmtim të madh të çdo objekti, ku vende-vende nuk ka funksionalitet fare. Arsimi është në pozitën e njëjtë. Edhe Shëndetësia ka ngecur aty ku ishte. Kurse jeta e njerëzve është përkeqësuar edhe më shumë. Kryeqendra e Republikës sonë ka mungesa në ndërtimin e mekanizmave për të rinj. Gjeneratat e tilla enden nëpër kryeqytet, nëpër kafe dhe disko, pa asnjë mekanizëm edukues dhe kulturor. Rinia dhe shtresa studentore nuk kanë ku e kalojnë kohën e lirë", potencoi ai për "Kosova Sot". 

Vazhdon gjumi dimëror i kryetarit

Edhe analisti Ali Hertica pohon se, pavarësisht që koha e dimrit kaloi, shumë politikanë, në mesin e tyre edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ende janë duke dimëruar në gjumin e tyre."Por tani qytetari tani më nuk mashtrohet, kurrë më shumë e më herët se tani nuk është zgjuar dhe është duke u përgatitur seriozisht për të dhënë dënime serioze në të ardhme për ata që sot janë duke bërë gjumë dimëror në pikë të verës, ose që janë duke u tallur paturpshëm me qytetarin, sepse ata po shihet që e kanë kapur pushtetin vetëm sa për veten e tyre dhe duke ua 'lagur fytin' të tjerëve, mafio-oligarkëve", theksoi ai."Tani të gjithë mashtruesit janë duke u dalluar nga sovrani me dinakërinë dhe mashtrimet e llojit të palaços ku tani janë bërë dy palaço në duet së bashku Shpend Ahmeti me Behgjet Pacollin", shtoi Hertica për "Kosova Sot". 

Qytetarët të zhgënjyer

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta shprehen kritik ndaj nisjes së plogësht apo më mirë thënë, vendnumërimit në pikën zero të kryetarit Shpend Ahmeti në këta 6 muajt e parë të qeverisjes së tij në mandatin e dytë. Sylejman Ahmetaj thotë se për sa po mundë të sheh dhe vlerëson ai, rezultatet e punës së kryetarit Shpend Ahmeti nuk po duken askund, as në këtë mandat të dytë, sikur që nuk u dukën as në mandatin e parë. "Nuk po shihen rezultatet e punës në bazë të premtimeve që ka dhënë përpara, po shihet se është një qetësi, një mos punë, as nuk ka komunikacion të rregulluar në qytet, as rregullimi i shkallëve të Dragodanit- Arbërisë, as i shumë trotuareve, qytet me plot makina e qytetarët nuk kanë nga të ecin as nëpër trotuare por dalin rrugës, dhe besa për pasojë po ka edhe viktima. Sa shi që bije rrugët mbushen me ujë, plot pluhur nga rrugët që nuk lahen, krejt qyteti është i zënë, nëpër shtëpi private automjetet që vijnë nga jashtë i parkojnë para shtëpisë, para garazhe dhe nuk mundë të lëvizësh në shtëpinë tënde", theksoi Ahmetaj, duke përmendur edhe zotimin e kryetarit Ahmeti për projektet e parkingjeve që u huazuan në Kroaci e nuk u jetësuan sot e kësaj dite, madje as që kanë filluar apo pritet të fillojnë së shpejti."Prandaj qytetarët janë të zhgënjyer me punën që po bëhet në Prishtinë", tha ai për "Kosova Sot". Edhe Selver Lenjani thotë se kushdo që mundohet të bëjë vlerësime pozitive ndaj Shpend Ahmetit janë jo reale, sepse premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale janë të barabarta me zero tani."Akoma ke në qytet rrugë të paasfaltuara, të pandriçuara, ka plot nevoja, plot sende që Prishtinës i duhen akoma, është tmerr të dalësh në Prishtinë, ku ke për të parë që nuk realizohet asgjë gjatë fushatës elektorale", tha ai, duke e marrë shembullin e njëjtë nga premtimet që bëjnë njësoj edhe deputetët e Kuvendit të Republikës dhe qeveritarët dhe që më pastaj i harrojnë ato. "Shumë flasin e pak për popull punojnë. Populli o zotëri kërkon punë dhe veprim konkret, por sot shkoni e merrni te Shpend Ahmeti, mos shkoni më larg, krejt militantët e vet i punëson, por s'ka një fukara që të vijë e të punësohet. Edhe sa duhet me prit që të vetëdijesohet ky popull, që të vetëdijesohen këta pushtetarë, këta qeveritarë, o sot o kurrë, sepse populli është në gjumë, mirëpo besoj që shumë shpejt populli do të angazhohet, do të dalë dhe do ta marrë timonin për të vendosur se kujt do t'ia dorëzojë besimin për ta udhëhequr Kosovën", potencoi ai, i pyetur rreth shpenzimeve të kryetarit Ahmeti. Selman Shala, thotë se ai nuk po sheh asnjë përpjekje të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të përmirësuar jetën e qytetarit, edhe pse ai në zotimet e tij ka premtuar edhe projekte të atilla që hapin vende të reja pune, kurse ai në familjen e tij ka 5 djem që të gjithë të papunë, e sipas tij Shpend Ahmeti në Komunë dhe në ndërmarrje të ndryshme po i punëson vetëm militantët e vet dhe nuk po i intereson asgjë më tepër. "Këta për vete kanë para me thes dhe nuk i dinë as vetë sa kanë para. Kuku për ta, po më dhimbsen fëmijët e tyre çka do t'i gjen, sepse këta nuk po më dhimbsen fare, kanë për të hëngër e kanë për të pirë, por fëmija i tij ka për t'i ardhur arabatë... keq", tha ai. Sipas tij, Shpend Ahmeti vetëm po gënjen. Ndërsa Avdyl Krasniqi, qytetar nga periferia e Prishtinës, thotë edhe një rrugë që ka filluar ta rregullojë komuna në mandatin e kaluar, ua ka lënë përgjysmë dhe janë detyruar ta rregullojnë disi vetë, sa për të mos mbetur të mbyllur."Unë një rrugë e kam pasur në Makovc, nuk e kanë shtruar hiq, na jepnin premtime se hajt bëhet në këtë muaj, në këtë javë, veç na e kanë hallakatë dhe qashtu e kanë lënë. Më është dashur me ndreq vetë ashtu, veç pak zall ia kam shtruar dhe më hiq, që tre-katër vjet qashtu na kanë lënë", tha Krasniqi. Ai shton se vota e tij nuk shkon më në kutinë e Shpend Ahmetit.

ALIU: SHPEND AHMETI PUNON VETËM PËR MAFIO-OLIGARKËT E NËNTOKËS KRIMINALE!

Notë të dobët për Shpend Ahmetin, në këta muajt e deritanishëm të qeverisjes së Prishtinës në këtë mandat, jep edhe analisti Bislim Aliu."Edhe pse po e përfundojmë gjysmën e parë të muajit prill të vitit 2018, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ende në "gjumë dimëror", apo siç mund edhe të themi në gjumë të "thellë", edhe në këtë mandat të dytë, sikur në të parin, Prishtina po vazhdon të jetë realisht pa kryetar real dhe në këtë e harroi Prishtinën dhe qytetarët e saj, megjithatë ai po punon ekskluzivisht 'në terr" vetëm për ata që ia 'lagin fytin' dhe ia mbushin 'xhepat e kontot bankare", pra vetëm për mafio-oligarkët e nëntokës kriminale. Dhe, shih për këtë, në raportet e OJQ-ve del se Shpend Ahmeti nuk e ka përmbushur as edhe një premtim elektoral!", potencoi ai."Ahmeti më shumë është i fokusuar për të shëtitur në jahte e aeroplan privat të mafio-oligarkëve, por edhe duke vizituar doktorë nëpër klinika në Bruksel për të humbur peshë, lajm ky i raportuar portali i afërt me nënkryetarin e Shpend Ahmetit, sesa për ta nisur ndonjë projekt, edhe më të voglin, për qytetarët e Prishtinës", theksoi Bislim Aliu për "Kosova Sot"."Këto lukse të tij i paguan mafia kriminale dhe oligarkët e tij i paguajnë atij udhëtimet luksoze, jahtet, aeroplanët e deri te operacionet për humbje në peshë në Bruksel, kur dihet se me një pagë të kryetarit të Prishtinës është e pamundur të jetohet në stilin luksoz, të ngjashëm me 'një magnat' dhe oligark", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot"

BADALLAJ: SHPEND AHMETI U PASURUA DHE U BË SUPER MILIONER!

Analisti Reshat Badallaj e cilëson si matrapaz e dembel kryetarin Ahmeti, që sipas tij tani e ka marrë mandatin, e ka krijuar mundësinë për të zhvatur në kurriz të qytetarit dhe nuk mendon më për premtimet dhe zotimet e bëra në fushatë zgjedhore."Tani është rehat, sepse erdhi si bajraktar me vota të blera, të vjedhura me mashtrime, u bë ortak me pro serbët dhe pro rusët e Pacollit, që deri dje vetë e quante këtë bandë të Karpateve, e morën Prishtinën që popullata po ia sheh sherrin këtyre dallkaukëve. Nga zgjedhja e turpshme e me dallavere, Shpend Ahmeti, apo si po e quan tani populli Shpend Jahti, çka bëri për popullatën e këtushme... Asgjë. Në fakt ky ka bërë tepër shumë kur fjalën e kam për interesa të tija personale e karrieriste. U pasurua dhe u bë super milioner", tha Badallaj për "Kosova Sot"