Të rinjtë nuk kanë perspektivë për të qëndruar këtu(Foto/Video)

  • 18 April 2018 - 11:58
Të rinjtë nuk kanë perspektivë për të qëndruar këtu(Foto/Video)

Qytetarët vlerësojnë se të rinjtë po emigrojnë, sepse nuk ka shpresë për përmirësim në Kosovë

Image

Albert Dermaku thotë se të rinjtë, nuk kanë perspektive. “Është shumë e vështirë të ketë me këtë kastë politike e me këta njerëz në pushtet. “Çdo i dytë pas përfundimit të fakultetit përfundon rrugëve, duhet të kesh lidhje të forta, familjare, biznesi, etj për t’u punësuar”.

Image

Florent Balaj thotë se perspektivë ka shumë pak pasi nuk ka punë.” Për të ardhme s’e di. Tashmë jemi të bindur se nuk ka asgjë dhe të rinjtë po e lëshojnë Kosovën duke e parë si rrugëdaljen e vetme”.

Image

Arlind Ademi thekson se ka nëse na jepet edhe neve hapësirë dhe drejtë që ne të japin mendimin tonë, pasi ne të rinjtë kemi shumë ide për ta zhvilluar vendin, por këta të vjetrit nuk lëshojnë vendin.

Image

Shkëlqim Kajtazaj shprehet se po një numri i madh i të rinjve veç po mendojnë me dal jashtë si për punësim dhe studime. “Nuk mendoj se këtu ka perspektivë të mjaftueshme që  t’u jepet shpresë dhe vullnet të rinjve për punë në Kosovë”. 

(Kosova Sot)