Kadriaj:Krejt ky proces duhet të hetohet, të zbardhen parregullsitë (Video)

  • 20 April 2018 - 19:23
Kadriaj:Krejt ky proces duhet të hetohet, të zbardhen parregullsitë (Video)

Deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja, që është edhe vetë pjesëmarrëse dhe veterane e luftës çlirimtare, thotë se krejt ky proces duhet të hetohet, të zbardhen parregullsitë, abuzimet dhe përgjegjësit, kushdo që të jetë, të dalin para drejtësisë. "Le të hulumtohet, le t'i shohin, kanë ngritur edhe aktakuza pse kanë folur njerëzit rrugëve, e që ndoshta kanë folur edhe ata që nuk e kanë dhënë asnjë fije kontributi as nuk kanë qenë, as në vijat e para të frontit të luftës, as nuk kanë qenë në front fare, e që ndoshta kanë qenë edhe nëpër diasporë, dhe tash për ta minimizuar luftën e UÇK-së kanë filluar edhe me këto akuza", tha Kadrijaj për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)