Ekonomia e Kosovës është future në rrugë pa krye (Foto/Video)

  • 22 April 2018 - 11:21
Ekonomia e Kosovës është future në rrugë pa krye (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se ekonomia vendore është futur në rrugë pa krye se nuk ka prodhime vendore dhe se po varemi nga importet

 

Image

Sejdi Halimi thotë se ekonomia  është në rrugë pa krye se është e politizuar dhe ky sektor. “Importi është shumë i madh dhe eksporti i vogël. Nuk ka prodhim andaj pa prodhim nuk ka as ekonomi”.

 

Image

Rrustem Bajrami thekson se pa dyshim se ekonomia është në qorrsokak. “U krijua papunësi e madhe pasi privatizimi nuk dha rezultate dhe vende pune. Nuk ka prodhim dhe eksporte dhe po varemi vetëm nga importi”.

 

Image

Nuhi Salihu shprehet se  ekonomia është në qorrsokak sepse e tillë ka qenë që nga paslufta. “Qeveritë tona punuan si të pasurohen dhe pa një strategji zhvillimore. Privatizimi la mija të papunë dhe u bë kancer i ekonomisë” .

Image

Ruzhdi Mirena kontaton se  ekonomia  e vendit është futur në rrugë pa krye sepse po varemi në tërësi vetëm nga importi se nuk kemi prodhim dhe nuk ka strategji zhvillimore andaj jemi në kolaps.

 

(Kosova Sot)