Ka rrezik që Kosova të mbetet pa mjekë e infermierë të cilët po largohen nga vendi (Foto/Video)

  • 23 April 2018 - 19:15
Ka rrezik që Kosova të mbetet pa mjekë e infermierë të cilët po largohen nga vendi (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se shteti duhet t’u krijojë kushte që nga rrogat deri te krijimi i kushteve për punë dhe jetë të mirë në mënyrë që të mos ikin nga Kosova

Të anketuarit thonë se shteti duhet t’u krijojë kushte që nga rrogat deri te krijimi i kushteve për punë dhe jetë të mirë në mënyrë që të mos ikin nga Kosova

Image

 

Brahim Manovi thotë se është shumë e mundshme, të mbesim pa staf mjekësor, pasi njerëzit ikin nëse nuk i krijohen kushte këtu.

Image

Sabit Beqirti shprehet se ka rrezik, dhe pa ta nuk bënë. “Shteti duhet t’u krijojë kushte që nga rrogat deri te krijimi i kushteve për punë dhe jetë të mirë”.

 

Image

Samir Bruçi thekson se po ka shumë mundësi pasi gjithnjë e më shumë shtresa intelektuale po e lëshon vendin për shkak të kushteve. “Kjo vjen krejt si rezultat i pamundësisë për të mbajtur familjen”.

 

Image

 

Jahir Vitija thekson se në fakt ne kemi pak mjek, mjekët e mirë nuk i kemi.” Kjo situatë, pra ikja e mjekëve  dhe stafit teknik infermiereve neve jetën po na shkatërron”.

(Kosova Sot)