Qeveria po i shpenzon paratë në asfalt e po i lë anash fushat tjera zhvillimore(Foto/Video)

  • 24 April 2018 - 12:23
Qeveria po i shpenzon paratë në asfalt e po i lë anash fushat tjera zhvillimore(Foto/Video)

Të anketuarit i kanë cilësuar të gabuara politikat e qeverive të deritashme që kanë investuar vetëm në asfalt sepse ka qenë dashur të investohet edhe në sektorë të tjerë.

 

Sokol Uka thotë se kjo është një e vërtetë sepse qeveria nuk duhet të investojë vetëm në asfalt por edhe në të gjitha fushat se duhet hapur vende të reja pune se të rinjtë po ikin jashtë vendit.

Image

 

 

Enver Hetemi konstaton se asfaltimi është dashur të jetë i fundit se pati sektorë më të rëndësishëm si janë shëndetësia arsimi kultura dhe zhvillimi ekonomik. “Fokusimi në asfaltim u bë për interesin e ekonomik të pushtetarëve në tenderët milionësh”.

Image

 

 

Jusuf Jusufi thekson se asfaltimi nevojitet por është papunësia e madhe dhe duhet të hapeshin fabrika sepse paratë po shkojnë asfalt e rinia po del jashtë vendit andaj duhen investime në punësim.

Image

 

 

Murat Morina shprehet se rrugët na duhen por kanë munguar investimet në arsim e veçanërisht në shëndetësi. “Pushteti në vend se të hapë fabrika ata po i mbyllin ato si është mbyllja e Feronikelit.

Image

 

(Kosova Sot)