Presidenti Thaçi nuk duhet lejuar që dialogun me Serbinë ta udhëheq edhe më tutje(Foto/Video)

  • 26 April 2018 - 13:00
Presidenti Thaçi nuk duhet lejuar që dialogun me Serbinë ta udhëheq edhe më tutje(Foto/Video)

Të anketuarit thonë njëzëri se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që dialogun me Serbinë ta udhëheq edhe më tutje vetëm presidenti Thaçi por duhet ekipi i Unitetit

 

Gani Mehmetaj thotë se Kosova duhet të ketë një ekip të gjerë dhe më të përgatitur me Serbinë ku do të ishte edhe opozita që nuk do të mund t’i kontestonte bisedimet. “Pra na duhet një ekip më i gjerë e jo vetëm presidenti”.

'Image

 

 

Shaqir Krasniqi thekson se Kosovës tash i duhet ekipi i Unitetit si në kohën e Ibrahim Rugovës ku do të ishte edhe opozita dhe do të krijohej një unitet në palën e Kosovës dhe suksesi do të jetë më i mirë. “Presidenti Thaçi nuk mundet vetëm të bëjë asgjë pa opozitën dhe akademinë e shkencave”.

'Image

 

 

Beqir Koxha shprehet se është në interesin e Kosovës që të ketë një ekip të Unitetit në bisedimet me Serbinë që janë shumë të vështira sepse nuk po e pranojnë  Kosovën e pavarur. “Prandaj na duhet ekip i unitetit dhe jo vetëm presidenti”.

'Image

 

 

Hakif  Hamiti konstanton se Kosova ka nevojë për ekipin e unitetit e jo që këto bisedime t’i udhëheq vetëm Hashim Thaçi. “Ndaj shpresoj se do të formohet kjo ekipë se Kosova nuk ka mbetur vetëm në një njeri që ta përfaqëson”.

'Image

(Kosova Sot)