Administrata e Kosovës është mbushur me familjarë e njerëz nga politika?(Foto/Video)

  • 17 May 2018 - 11:10
Administrata e Kosovës është mbushur me familjarë e njerëz nga politika?(Foto/Video)

Të gjithë të anketuarit thonë se administrata e Kosovës në të dyja nivelet e saj është e mbushur me familjarë dhe militantë partiakë

 

Ibrahim Zeqiri shprehet se kush vjen në pozitë i punëson njerëzit e familjes dhe të partisë. “Andaj po nuk pate familjarë apo të partisë nuk ka asnjë shans që të punësohesh në institucionet tona”.

Image

 

 

Islam Ajeti thekson se që nga paslufta kjo formë është instaluar në institucionet tona. “Së pari janë punësuar militantët e vet partia dhe familjarët e tyre e më pas nëse ka mbetur ndonjë vend i lirë. Qeveria i ka 74 zëvendësministra dhe kjo është bërë që të rehatohen militantët partiak”.

Image

 

 

Blodin Shala konstaton se pa asnjë dyshim kjo po ndodh që nga paslufta andaj duhet hequr këtë formë të punësimit përmes nepotizmit dhe partive ngase duhet të pranohen vetëm ata që e meritojnë e jo vetëm familjarët dhe militantët partiak.

Image

 

Xhafer Mustafa thekson se poqë nuk e ke dikë të njohshëm nga familja apo nga partia nuk ka asnjë shanse që të punësohesh. “Kjo duhet të ndryshojë por kush ‘ti bëjë këto ndryshime”.

Image

 

(Kosova Sot)