Shqetësuese për Kosovën largimi i mjekëve dhe infermierëve?(Foto/Video)

  • 18 May 2018 - 11:51
Shqetësuese për Kosovën largimi i mjekëve dhe infermierëve?(Foto/Video)

Të anketuarit thonë se është shqetësuese tej mase largimi i mjekëve e kur të kihet parasysh se sa investohet dhe punohet për ndërtimin e kuadrove të mjekëve për nevoja e qytetarëve

 

Remzi Dragidella shprehet se është shqetësuese tej mase sepse kur të kihet parasysh se sa investohet dhe punohet për ndërtimin e kuadrove të mjekëve për nevoja e qytetarëve, dhe me gabimet e udhëheqësve ata po ikin. “Mjekët po largohen për shkak të problemeve që po ballafaqohen këtu”.

Image

 

 

Isuf Zuka thotë se ky fakt sigurisht që është shqetësues dhe mendon se nuk mund t i fajësojmë vetëm mjekët për këtë largim. “Mendoj se këtu kemi të bëjmë edhe me një menaxhim jo të duhur të spitaleve tona”.

Image

 

 

Ramiz Haziri mendon se ky është një problem i vështirë për ne qytetarët këtu. “Mjekët kanë arsyet e tyre po unë mendoj se nuk duhet të largohen, mjekët marrin paga më të larta”. 

Image

 

Nebih Begolli shprehet se ndoshta kanë ndikuar edhe kushtet, dhe mendon se më kryesorja është se nuk shpërblehen sipas punës që bëjnë. “Është për keq ardhje sepse pa shëndet çfarë të bëjmë”.

Image

 

(Kosova Sot)